Anija kozmike ruse me robot dështon të vendoset në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës - Bota Sot
Anija kozmike ruse me robot dështon të vendoset në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Evropë

Anija kozmike ruse me robot dështon të vendoset në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Një anije kozmike ruse, e cila brenda saj e kishte një robot të avancuar, dështoi të futet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.

Roboti Fedor, i njohur edhe si Skybot F-850, është robot inteligjent, i cili është dërguar në hapësirë nga Rusia. Ai është roboti i parë që dërgohet në hapësirë nga ky shtet dhe ishte planifikuar që të qëndronte dy javë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës para se të kthehej në Tokë në javën e parë të shtatorit.

Roboti u ngrit nga sipërfaqja e Tokës të enjten nga Kazakistani përmes kapsulës Soyuz dhe pritej që të futet në Stacionin Ndërkombëtar të shtunën, por një gjë e tillë dështoi.

“Astronautët rusë e lëshuan një komandë për ta anuluar futjet e automatizuar të anijes kozmike në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pasi pajisja nuk mundi të vendosej në vendin e paraparë për të në stacion”, thuhet në një deklaratë të NASA-s.

Në anën tjetër, agjencia ruse e hapësirës, Roskosmos, tha: “Anija kozmike tash për tash është duke qëndruar larg Stacionit Ndërkombëtar, ndërsa ekuipazhi i stacionit është i sigurt”, shkruan “CNN”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...