Vajza 3 vjeçe vdes nga një formë e rrallë tumori: Për mjekët ishte thjesht kaps

Evropë

Vajza 3 vjeçe vdes nga një formë e rrallë tumori: Për mjekët ishte thjesht kaps

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 09:47
Eilish Flanagan me të bijën 3-vjeçare Aoife Flanagan-Gibb,

Për mjekët ishte thjesht kaps, por në të vërtetë kishte një tumor që i mori jetën.

Eilish Flanagan e çoi të bijën 3-vjeçare Aoife Flanagan-Gibb, plotë 11 herë tek mjekët, por në të gjitha rastet i thanë se nuk kishte asgjë të rëndë.

Gruaja angleze nga Essex, insistoi disa herë për kontrolle të thelluara, por i thuhej se vajza nuk kishte asgjë, veçse ishte zënë kaps.

Image

Pas një sërë kontrollesh, më në fund erdhi diagnoza shokuese, Aoife kishte një tumor në stomak, shumë të rrallë dhe agresiv, i cili i shkaktoi vdekjen pesë ditë pasi u zbulua.

Vajza vuante nga kapsllëku dhe dhimbje të tmerrshme, duke shqetësuar pa masë prindërit, ndërkohë që gjendja ishte aq e rëndë, sa që e mitura vdiq në krahët e nënës si pasojë e një arresti kardiak në muajin korrik.

Gruaja nuk e pranon dot gjithë sa ka ndodhur, ndaj qelizat e vajzës i ka lënë në dispozicion të shkencës, në mënyrë që kjo formë kanceri të studiohet dhe të bëhet diçka për fëmijët e tjerë të sëmurë.

Image

Brenda tre javësh u vizitua 11 herë, por vetëm pas analizave të përsëritura, u zbuluan masa që bllokonin aparatin e saj tretës.

Menjëherë situata u bë shumë e rëndë dhe në pak ditë humbi jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat