Deputetët nxisin Johnson për një Brexit me marrëveshje

Evropë

Deputetët nxisin Johnson për një Brexit me marrëveshje

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 18:37
Boris Johnson

Deputetët kërkuan nga kryeministri konservator, Boris Johnson për një marrëveshje të minutës së fundit për Brexit, me frikën se ky i fundit mund të mos e marrë në konsideratë ligjin e ri duke e larguar Britaninë e Madhe pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

“Ne duam një marrëveshje pragmatike që të besojmë se mund të kërkojë maxhorancën në parlament dhe që mund të nisë të bashkojë vendin tonë tepër të përçarë”, tha laburisti Stephen Kinnock.

Konservatorët pro Brexit e nxitën Johnsonin të mos e marrë në konsideratë ligjin e ri, që në teori parandalon Brexit-in pa marrëveshje më 31 tetor.

Johnson këmbëngul se Britania duhet të largohet nga BE ashtu sikurse është parashikuar, më 31 tetor, me ose pa një marrëveshje largimi.

Johnson u shpreh se negociatat me Brukselin po bëjnë përparime dhe se do të parapëlqente të arrinin një marrëveshje, por deputetët britanikë dhe zyrtarët e BE-së dyshojnë në seriozitetin e tij në kërkimin e një marrëveshjeje./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat