Rreth 400 migrantë organizuan një protestë të re të martën kundër kushteve në ishullin Grek të Lesbos, tha policia, dy ditë pas një zjarri vdekjeprurës në kampin e mbipopulluar të migrantëve atje, raposton AFP.
Një procesion i përbërë kryesisht nga gra dhe fëmijë, me disa të moshuar, u largua nga kampi Moria duke ecur drejt portit të Mytilene, me demonstruesit duke bërtitur dhe me parulla në duar.
Ata protestonin për gruan e vrarë në zjarrin e së dielës në kamp, e cila ndezi trazira në të njëjtën mbrëmje. 19 persona të tjerë u plagosën në zjarr, tha zëdhënësi i policisë greke Theodoros Chronopoulos.