Erdogani i kërkon sqarime dhe e detyron Amerikën të kërkojë falje për një “like” që e kishin bërë

Evropë

Erdogani i kërkon sqarime dhe e detyron Amerikën të kërkojë falje për një “like” që e kishin bërë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:42
Rexhep Taip Erdogan

Ambasada amerikane në Turqi “e pëlqeu” një postim në Twitter për politikanin nacionalist që u sëmur së fundi.

Ministria e punëve të jashtme të Turqisë e ka thirrur për sqarime ambasadorin amerikan pasi llogaria e ambasadës në Twitter “e pëlqeu” një postim që fliste për një politikan nacionalist që së fundi ndodhet në spital.

“Sot ftuam diplomatin amerikan për sqarime në ministri për të dhënë shpjegime të hapura e të qarta për një postim në mediat sociale,” tha ministri të dielën.

Aty shtohej se ambasadori amerikan nuk ishte në Ankara.

Llogaria zyrtare e ambasadës në Twitter pëlqeu një postim në Twitter të shtunën në të cilën një individ tha se Turqia duhet të bëhet gati për një periudhë politike pa Devlet Bahçeli-në.

Bahçeli po udhëheq Lëvizjen Nacionaliste [MHP], partnerin e vogël të partisë së Erdoganit [AKP] që nga aleanca formale në vitin 2018. MHP-ja po ashtu kishte mbështetur AKP-në në referendumin e vitit 2017 për të ndryshuar kushtetutën dhe për t’i dhënë pushtet ekzekutiv presidentit.

Muajin e kaluar, 71 vjeçari Bahçeli, u dërgua në spital pasi vuajti nga marramendja por ishte liruar menjëherë më pas. Ka pasur shqetësime serioze në lidhje me shëndetin e tij, sidomos kohët e fundit.

Ambasadori amerikan, David Satterfield, mbërriti në Turqi herët gjatë këtij viti pas një periudhe gati dy vjeçare pa ambasador amerikan në Ankara, pas largimit të John Bassit në vitin 2017.

Ambasada amerikane kishte kërkuar falje në Twitter të shtunën, duke thënë që postimi ishte pëlqyer “paqëllimshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat