Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian arrijnë marrëveshje për BREXIT

Evropë

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian arrijnë marrëveshje për BREXIT

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 12:08
Boris Johnson dhe Jean-Claude Juncker

(E plotësuar) - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, dhe kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje sa i përket iniciativës së daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Johnson ka thënë se kjo marrëveshje e re është shumë e mirë dhe se tashmë Britania e Madhe do ta marrë në dorë situatën.

Image

“Ne kemi arritur një marrëveshje të re madhështore, përmes të cilës e kemi marrë në dorë situatën- tani i takon parlamentit që të kryej punën e vet të shtunën, kështu që ne mund të vazhdojmë me prioritet tjera siç është shëndetësia, kostoja e jetesës, krimet dhe mjedisi”, ka shkruar Johnson.

Ndërkohë ka reaguar edhe Juncker pas arritjes së marrëveshjes. Ai ka thënë se është një marrëveshje e drejtë dhe e balancaur për dy palët, ndërkohë ka sygjeruar që Komicioni Evropian ta miratojë atë.

Image

“Aty ku ka vendosmëri, aty ka marrëveshje- ne e kemi një të tillë ! Është një marrëveshje e drejtë dhe e balancuar për BE-në dhe Britaninë e Madhe, dhe është një dëshmi e përkushtimit tonë për të gjetur zgjidhje. I rekomandoj Komisioni Evropian që ta miratojë këtë marrëveshje”, ka shkruar tutje Juncker.

***

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë arritur marrëveshje për çështjen e BREXIT.

Kështu ka thënë Presidenti i Parlamentit Europian, Jean-Claude Juncker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat