Presidenti austriak udhëton me tren për në Itali, pritet të takohet me homologun e tij

Evropë

Presidenti austriak udhëton me tren për në Itali, pritet të takohet me homologun e tij

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 21:25
Alexander Van der Bellen

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen ka udhëtuar për në Itali, ku pritet të takohet me homologun e tij italian Sergio Mattarella.

Megjithatë ajo çfarë ra në sy në fotografinë e publikuar në profilin e tij në Facebook, Van der Bellen shihet duke e tërhequr valixhen në stacionin e trenit nga ku planifikonte të udhëtonte për në Itali.

“Rrugës për në Meran. Do të takohem me homologun italian Sergioe Mattarella dhe guvernatorin e Tirolit Jugor, Arno Kompatscher”, ka shkruar në profilin e tij presidenti austriak.

Kjo nuk është hera e parë që liderët e vendeve të zhvilluara evropiane refuzojnë të bëjnë jetë luksoze, pasi ata shpesh janë parë madje duke ngrënë hamburgerë nëpër lokale ku përgatitet ushqimi i shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat