Bankat evropiane largojnë nga puna 20 për qind të stafit që nga viti 2008 - Bota Sot
Bankat evropiane largojnë nga puna 20 për qind të stafit që nga viti 2008

Evropë

Bankat evropiane largojnë nga puna 20 për qind të stafit që nga viti 2008

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Pas një viti tjetër të trazuar, shefat e bankave evropiane kanë njoftuar për shuarjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës në përpjekje për t’u përballur me fitimin e dobët kronik.

SI pjesë e presionit shumëvjeçar të normave negative të interesit nga Banka Qendrore Evropiane, ngadalësimi i rritjes ekonomike, Brexit dhe ashpërsimi i rregulloreve, huadhënësit në të gjithë Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën dhe Zvicrën kanë njoftuar për shuarjen e mbi 60,000 vendeve pune këtë vit, transmeton ‘Financial Times’.

Numri i të punësuarve në dhjetë bankat më të larta në Evropë për nga kapitalizimi i tregut ka rënë me 20 për qind nga viti 2008 në 1,1 milion, teksa në dhjetë bankat më të mira amerikane, kjo rënie është rreth 7 për qind.

Reduktimi i numrit të të punësuarve vjen kryesisht në bankat me probleme të investimeve të rajonit, të cilat vuajnë nga një rënie e përgjithshme e të ardhurave dhe humbjeve të vazhdueshme të aksioneve të tregut për shkak të konkurrencës amerikane.

Vitet e ardhshme mund të sjellin edhe më shumë goditje për punonjësit. Shumë huadhënës kryesorë po përgatiten për një valë të mundshme të konsolidimit që mund të ndodhë pasi ajo "zbut" kundërshtimin e politikanëve dhe rregullatorëve evropianë për krijimin e një bashkimi të plotë bankar.

Kjo do të hapte rrugën për bashkimet ndërkufitare që në mënyrë të pashmangshme do të çonin në "optimizim" të stafit duke eliminuar vendet e punës, dhe nuk duhet të neglizhohet digjitalizimi i mëtutjeshëm i bizneseve që zvogëlojnë nevojën për punë njerëzore, veçanërisht në biznesin me pakicë, konkludon gazeta ‘Financial Times’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat