BE: Situata aktuale në Idlib, tepër shqetësuese - Bota Sot
BE: Situata aktuale në Idlib, tepër shqetësuese

Evropë

BE: Situata aktuale në Idlib, tepër shqetësuese

Më: 16 janar 2020 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian (BE) e cilësoi si “tepër shqetësuese” situatën aktuale në Idlib të Sirisë, pasi regjimi i Bashar al-Asadit dhe Rusia po i vazhdojnë sulmet në këtë rajon, shkruan Anadolu Agency.

Duke folur në konferencën ditore për media, zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se BE në çështjen e Sirisë aktualisht është e fokusuar në gjendjen në Idlib.

Stano tha se është me rëndësi që të zbatohet marrëveshja e armëpushimit në kuadër të Procesit të Astanës dhe theksoi nevojën për rritjen e përpjekjeve për të dërguar ndihmë për civilët.

“Sulmet e Bashar al-Asadit dhe Rusisë pa bërë dallime në cak po shkaktojnë më shumë të vdekur. Situata aktuale është tepër shqetësuese”, deklaroi Stano.

Ndryshe, 15 civilë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pasi regjimi sirian dhe Rusia dje rifilluan sulmet ajrore ndaj vendbanimeve civile në Idlib përkundër armëpushimit të shpallur me iniciativë të Moskës dhe Ankarasë.

Regjimi edhe më herët ka shkelur armëpushimin përmes sulmeve artilerike, por sulmet e djeshme ishin sulmet e para ajrore pas armëpushimit.

Rusia kishte njoftuar zbatimin e armëpushimit nga pasdita e 9 janarit, por sulmet tokësore të regjimit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani kishin vazhduar.

Më pas, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ai rus Vladimir Putin gjatë takimit në Stamboll më 8 janar kanë rënë dakord që armëpushimi të fillojë nga mesnata e 12 janarit.

Situata në Idlib

Gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Rusia, regjimi dhe terroristët që i mbështesin që shënjestrojnë Idlibin, vetëm që nga fillimi i vitit 2019 kanë shkaktuar migrimin e rreth 1.300.000 civilëve në afërsi të kufirit me Turqinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat