Ministri britanik: Presim përhapje të epidemisë së virusit kinez - Bota Sot
Ministri britanik: Presim përhapje të epidemisë së virusit kinez

Evropë

Ministri britanik: Presim përhapje të epidemisë së virusit kinez

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:33
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë në Britani deklaroi sot se numri i rasteve të një korona-virusit të ri kinez ka të ngjarë të jetë më i lartë se sa është konfirmuar deri më tani, kështu që numri i vdekjeve pritet të rritet.

"Të gjitha viktimat deri më tani kanë qenë në territorin e Kinës. Sidoqoftë, kjo është një situatë në zhvillim e sipër dhe numri i vdekjeve dhe numri i pacientëve ka të ngjarë të jetë më i lartë se sa ato të konfirmuara deri më tani, " tha Matt Hancock gjatë një adresimi në Parlamentin britanik.

Ai gjithashtu kujtoi se një numër i vogël i njerëzve të infektuar me virusin e ri tani janë zbuluar në vende të tjera, përfshirë Tajlandën, Japoninë, Korenë e Jugut, Tajvanin dhe Shtetet e Bashkuara.

"Ende nuk ka raste të konfirmuara të këtij infeksioni të ri në Britaninë e Madhe", tha Hancock.

Kina ka mbyllur dy qytete sot, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e  koronavirusit, si pasojë e të cilit kanë gjetur vdekjen 17 njerëz dhe rreth 600 të tjerë janë infektuar, ndërkohë që autoritetet shëndetësore në të gjithë botën po përgatiten për të parandaluar një pandemi globale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat