“Mollë në stacionin e autobusit”/Projekti në Kopenhagen, pemë frutore në të gjithë qytetin - Bota Sot
“Mollë në stacionin e autobusit”/Projekti në Kopenhagen, pemë frutore në të gjithë qytetin

Evropë

“Mollë në stacionin e autobusit”/Projekti në Kopenhagen, pemë frutore në të gjithë qytetin

Më: 24 janar 2020 Në ora: 06:24
Ilustrim

Imagjinoni bukurinë e të qenit në gjendje të marrim fruta nga një pemë ose shkurre ndërsa ne do të punojmë ose presim autobusin. Kjo së shpejti do të bëhet realitet në Kopenhagen, ku pemët frutore do të mbillen në të gjithë qytetin për t’i ofruar komunitetit ushqime të shëndetshme dhe origjinale.

Këto janë pemë frutore dhe shkurre kushtuar komunitetit dhe nga të cilat të gjithë mund të përfitojnë duke i mbledhur. Shembull i pemwve qw mund tw mbillen janw mollë por edhe manaferra ose boronica. Këto do të mbillen në zona publike të tilla si parqe dhe terrene lojrash dhe do të jenë të dobishme për rilidhjen e njerëzve me bimësinw lokale.

Siç po ndodh pothuajse kudo, në të vërtetë, edhe gjeneratat e reja daneze po humbasin lidhjen me natyrën dhe aromat e vërteta që ofron ajo. Shpresa e administratës së Kopenhagen që votoi për realizimin e këtij projekti është që, duke mbjellë pemë frutore dhe bimësi të tjera, njerëzit do të kenë mundësinë të rilidhen me aromat natyrore dhe të zgjedhin t’i përfshijnë ato më shpesh në dietën e tyre të përditshme.

Që nga Mesjeta, mbledhja e frutave dhe bimëve është një traditë në Danimarkë. Danezëve u lejohet të mbledhin ushqime nga tokat publike .Një aplikacion i quajtur Vild Mad (“ushqim i egër”) është zhvilluar për të paraqitur natyrën daneze për vizitorët por edhe për qytetarët që nuk e njohin akoma mirë. Aplikacioni udhëzon njerëzit në mbledhjen e frutave, manave dhe bimëve dhe mund të përdoret si një udhëzues i vërtetë që gjithashtu ofron receta të shijshme për tu bërë duke përdorur përbërësit e egër të mbledhur si ushqim fantastik dhe falas në dispozicion të të gjithëve!

Mbjellja e pemëve frutore për të gjithë komunitetin do të dëshmojë se është një situatë e favorshme nga çdo këndvështrim. Njerëzit do të jenë në gjendje të kenë fruta të shijshme për tu mbledhur falas dhe, në të njëjtën kohë, qyteti do të bëhet më i gjelbër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat