Zotimi i Erdoganit në funeralin e viktimave: Askush nuk do të mbetet pa strehë

Evropë

Zotimi i Erdoganit në funeralin e viktimave: Askush nuk do të mbetet pa strehë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 20:04
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, mori pjesë në funeralin e një nëne dhe djalit të saj që vdiq në tërmetin vdekjeprurës në provincën Elazig.

Presidenti turk e përshkroi tërmetin si një "provë" për vendin e tij.

"Ne kemi kaluar shumë tërmete por kombi është ngritur mbi ta me durim," tha Erdogan në ceremoni.

Ai premtoi se shteti do të punojë me shpejtësi për të shpëtuar njerëzit dhe për të rivendosur infrastrukturën.

"Ne nuk do të lëmë askënd pa strehë në rrethet e goditura nga tërmeti," tha ai, duke u kërkuar njerëzve të gjejnë forcën në këto momente të vështira për ta.

Presidenti vizitoi gjithashtu zonat e goditura nga fatkeqësitë, përfshirë rrethin e Sursuru, ku operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.

Të paktën 29 njerëz vdiqën dhe më shumë se 1.000  të tjerë u plagosën në tërmetin me madhësi 6.8 ballë që u regjistrua të premten në mbrëmje.

Dridhjet u ndjenë edhe në shtetet fqinje; Siri, Irak dhe Iran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat