Zgjedhjet rajonale, një provë për qeverinë Conte 2

Evropë

Zgjedhjet rajonale, një provë për qeverinë Conte 2

Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Rreth 5.5 milionë italianë janë thirrur sot të votojnë në zgjedhjet rajoale në Calabria e Emilia Romagna.

Votojnë banorët e 732 komunave në këto dy rajone; 404 prej të cilave ndodhen në Kalabri e 328 në Emilia Romagna.

Sipas të dhënave zyrtare të shëprndara nga Ministria e Brendshme Italiane deri më orën 12 pjesëmarrja në votime ka qënë pak më shumë se 18.% me një tendencë rritjeje në krahasim me orët e para të mëngjesit. Numri më i lartë i votuesve, mbi 23%, është regjistruar në Emilia Romagna.

Këto zgjedhje konsiderohen dhe si një provë për qeverinë Conte 2, e cila pak ditë më parë hyri në një skenar të ri politik pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio nga drejtimi politik i një prej forcave të koalicionit qeverisës, Lëvizjes 5 Yje.

Emilia Ramagna është një rajon që prej vitesh administrohet nga e majta italiane, po ashtu rajoni i Kalabrias nga viti 2014 e deri më tani është drejtuar nga qëndra e majtë italiane.

Vëmendje të veçantë i kushtohet rajonit të Emilia Romagna tradicionalisht një terren i fortë i së majtës italiane.

Analistët politikë e konsiderojnë si një barometër për të ardhmen e qeverisë Conte 2 . Nëse në këto zgjedhje në këtë rajon fiton qëndra e djathtë kjo do të influencojë fortësisht në të ardhmen e qeverisë Conte 2.

Sondazhet elektorale japin një skenar të paqartë mbi këtë rajone e dy kandidatët e qëndrës së majtë e qëndrës së djathtë për drejtimin e këtij rajoni; Stefano Bonaccini e Lucia Borgonzoni (Lega) janë në pikë të barabarta apo me një distancë votash mjaft të vogël.

Kandidati i tretë Simone Benini i 5 Yjeve është një pikë mjaft larg me dy kandidatët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat