Anglezi vdes pas sulmit nga qeni i vet

Evropë

Anglezi vdes pas sulmit nga qeni i vet

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 11:24
Anglezi në foto me qenin e vet

Një burrë ka vdekur në Angli pasi pësoi sulm me kafshime të shumëfishta nga qeni që e mbante si kafshë shtëpiake.

Burri 35-vjeçar, Jonny Halstead, u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes në Oldham të Anglisë. Raportohet se policia më pas e ka qëlluar qenin në mënyrë fatale.

Në rrjetet sociale, shumë njerëz kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e burrit të ndjerë, shkruan “Metro UK”.

“Shumë kujtime të mira patëm me të, por do të ishte më mirë që ta kemi këtu për t’i krijuar edhe disa të tjera”, shkroi dikush.

Një zëdhënës i policisë lokale tha: “Policia mori informata se një person është kafshuar nga qeni disa herë në rrugën Duckworth. Shërbimet emergjente kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe fatkeqësisht e kanë gjetur trupin e pajetë të një burri 35-vjeçar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat