Flamuri i Kosovës improvizohet në urat e metropolit turk që e humbi Erdogan

Evropë

Flamuri i Kosovës improvizohet në urat e metropolit turk që e humbi Erdogan

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:43
Flamuri i Kosovës improvizohet në urat e metropolit turk që e humbi Erdogan

Në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, urat Fatih Sultan Mehmet dhe Yavuz Sultan Selim në Stamboll janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Qyteti që udhëhiqet nga Ekrem Imamoglu i Partisë Republikane që çoi në opozitë në këtë qytet partinë e Reccep Tayip Erdogan shënoi pavarësinë e Kosovës.

Metropoli turk u udhëhoq prej vjetësh fillimisht nga Erdogan dhe pastaj kur ai mori pozita më të larta shtetërore nga zyrtarë tjerë të partisë së tij deri kur për këtë pozitë garoi Imamoglu .

Raporti i presidentit turk me Kosovën gjithmonë ka qenë  i diskutuar nga ata që e kritikojnë dhe përkrahin.

Rasti i fundit ndodhi më 2018 kur Kosova depërtoi drejt Ankarasë pesë shtetas turq të cilësuar si gylenistë nga Erdogan. Një veprim i tillë në Kosovë çoi në akuza drejt presidentit Thaçi për shkak të raporteve të tij të afërta me Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat