Rritet bilanci/ Raportohet viktima e 7-të nga koronavirusi në Itali, 230 të prekur

Evropë

Rritet bilanci/ Raportohet viktima e 7-të nga koronavirusi në Itali, 230 të prekur

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:30
Ilustrim

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit.

Mësohet se personi i infektuar që ka humbur jetën është një 80-vjeçar nga Castiglione D’Adda. Aktualisht, numri i të prekurve nga virusi me origjinë nga Kina ka arritur në 230.

Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneto-n, Emilia Romagna-n,  Piemonte-n dhe  Lazio-n. Por, ka edhe një lajm të mirë, një nga të sëmurët, është shëruar. Milano, falë edhe mbylljes së shkollave, është e zbrazur; metroja dhe trenat janë bosh. Ndërkohë, në Vo, në Veneto, kanë nisur kontrollet nëpër rrugë. Brenda dhe jashte aeroporteve, kontrollet jane te shumta ndërkohë që në aeroportin e Fierences është e pranishme edhe ushtria.

Shumë qytetarë i janë drejtuar supermarketeve për të blerë ushqime në rast emergjence duke i lënë raftet atje, thuajse të zbrazura. Në Lion ndërkohë është bllokuar një autobus nga Italia ndërsa në Mauricius, është ndaluar zbarkimi i italianëve nga zonat e rrezikut, ndërsa gjithnjë e më shumë po diskutohet tani për pezullimin e Shengenit. Austria, një ditë më parë bllokoi kufijtë me Italinë ndërsa Franca dhe Zvicra thanë se për momentin nuk do të ndiqnin këtë shembull.

Nisur nga zhvillimet në Itali, një mision i përbashkët i BE dhe OBSH do të mbërrijë në vend ndërkohë që komisioni evropian ka akorduar 230 milionë euro për të ndihmuar luftën globale kundër përhapjes së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat