Italia nuk gjen paqe – pas coronavirusit, goditet nga tërmeti

Evropë

Italia nuk gjen paqe – pas coronavirusit, goditet nga tërmeti

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Italia duket se nuk po gjen paqe. Ndërkohë që vendi është në alarm nga përhapja e coronavirusit, një tërmet 4.7 ka goditur jugun.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, siç është raportuar, numri i viktimave ka shënuar rritje, ndërsa 224 raportohen të infektuar.

Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, deri më tani 172. 27 të prekur janë regjistruar në Veneto, 18 në Emilia Romagna, 4 në Piemonte dhe 3 në Lazio.

Por, ka edhe një lajm të mirë, një nga të sëmurët, është shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat