Rrahje masive e serbëve në Vjenë, 50 anëtarë të një familje krijojnë kaos brenda restorantit

Evropë

Rrahje masive e serbëve në Vjenë, 50 anëtarë të një familje krijojnë kaos brenda restorantit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Të paktën 50 persona kanë marrë pjesë në një rrahje masive në Vjenë, kur anëtarët e një familje serbe u mblodhën në një restorant.

E pas intervenimit të policisë për ta vënë nën kontroll situatën, në pranga kanë përfunduar katër persona, por ka pasur edhe të lënduar.

Kjo familje e madhe serbe ishte mbledhur në një restorant në Vjenë për të festuar, por siç raportojnë mediat austriake, ky takim esklaoi pas pak minutave.

Aty shpërtheu rrahja masive që u zhvendos edhe në rrugë, me c’rast është detyruar të intervenojë policia pas telefonatës që mori nga një kamerier i restorantit.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policët mbetën të shokuar kur panë se si mbi 50 persona rriheshin mes vete. Për ta vënë nën kontroll situatën kërkuan përforcime, madje bllokuan rrugët ku më pas kanë pësuar edhe arrestimet e para.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë konfirmuar se disa perona janë lënduar si dhe policia pranoi se katër janë prangosur. Deri më tani nuk dihen motivet e rrahjes, por jozyrtarisht thuhet se kishin një mosmarrëveshje brenda anëtarëve të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat