Sllovenia regjistron vdekjen e parë nga koronavirusi

Evropë

Sllovenia regjistron vdekjen e parë nga koronavirusi

Më: 14 mars 2020 Në ora: 21:01
Slloveni

Sllovenia ka regjistruar vdekjen e saj të parë për shkak të koronavirusit, tha të shtunën kanali kombëtar TV Sllovenia, duke cituar burime jozyrtare.  

Ajo tha se viktima ishte një burrë i moshuar me një sëmundje kronike. Ministria e Shëndetësisë nuk dha asnjë koment të menjëhershëm, raporton Reuters.  

Qeveria tha që më parë të shtunën kishte 181 raste të konfirmuara të koronavirusit në vend, nga 141 raportuar të premten, tre prej të cilëve ishin në kujdes intensiv.  

Sllovenia ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka futur kontrolle shëndetësore në kufirin e saj me Italinë.  

Ajo anuloi trafikun e trenave dhe autobusëve me Italinë dhe kufizoi trafikun e mallrave nga atje.  

Shumica e ngjarjeve publike u anuluan dhe shumë institucione publike janë mbyllur. Ministria e Jashtme ka këshilluar të anulohet çdo udhëtimi në Italinë ose Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat