Evropa propozon mbylljen e kufijve të saj

Evropë

Evropa propozon mbylljen e kufijve të saj

Më: 17 mars 2020 Në ora: 01:52
Ursula von der Leyen

Evropa propozoi të hënën mbylljen për 30 ditë të kufijve të saj të jashtëm për të huajt, në përpjekje për zbutjen e krizës së koronavirusin. Megjithatë ky hap i ri shihet si tepër i vonuar dhe i mangët.

Me numrin zyrtar të vdekjeve në Itali që ka arritur mbi 1.800 dhe numrin e rasteve që po rriten me shpejtësi në të gjithë kontinentin, kriza ka nxjerrë në pah përçarje në Bashkimin Evropian me 27 anëtarë.

Disa vende kanë vënë në zbatim kontrolle kufitare brenda zonës Schengen të kufijve të hapur të Evropës, ndërsa të tjerët kanë refuzuar të ndajnë të dhëna ose pajisje mjekësore.

Thirrjet për unitet nga Brukseli deri tani duket se kanë rënë në vesh të shurdhër. Fotografitë nga vendkalimet në Evropë tregojnë rradhë të gjata automjetesh që presin të kalojnë ato që normalisht janë kufij të padukshëm.

"Sa më pak udhëtime, aq më shumë mund ta frenojmë virusin. Prandaj ... u propozoj krerëve të shteteve dhe qeverive të vendosin kufizime të përkohshme të udhëtimeve jo thelbësore në BE", tha Presidentja e ekzekutivit të BE-së, Ursula von der Leyen.

"Këto kufizime udhëtimi duhet të jenë në fuqi për një periudhë fillestare prej 30 ditësh, por mund të zgjaten sipas nevojës," tha ajo.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë mbi propozimet gjatë një videokonference të martën. Burime diplomatike thanë se nismëtar i tyre është presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po bën presion për veprime të koordinuara evropiane.

Plani do të përfshinte 30 vende: të gjitha shtetet anëtare të BE-së me përjashtim të Irlandës, si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lichtensteinin, që janë pjesë e zonës Shengen edhe pse jo pjesë e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat