Emergjenca nga koronavirusi në Itali, kush shëtit dhe gënjen rrezikon deri në 12 vite burg

Evropë

Emergjenca nga koronavirusi në Itali, kush shëtit dhe gënjen rrezikon deri në 12 vite burg

Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:37
Ilustrim

Ministria e Brendshme e Italisë ka ngritur alarmin duke thënë se ka shumë persona janë në rrugë, në këtë situatë koronavirusi dhe se forcat e policisë duhet të ndëshkojnë më shumë.

Masat bëhen gjithnjë e më të rënda, duke qenë se me modelin e ri të vetëcertifikimit, duhet të vetëdeklarohet se nuk je sëmurë ose në karantinë.

Kush gënjen dhe del shëtitje mund të denoncohet për krim kundër shëndetit publik dhe rrezikon deri në 12 vite burg.

Ashpërsimi i masave parashikohet për ata që dalin shëtitje, duke rrezikuar më shumë nga përhapja e koronavirusit.

Në Lombardi e cila është edhe epiqendra e epidemisë, duke analizuar të dhënat, rezultoi se 40% e popullsisë nuk qëndronte në shtëpi.

Në Itali numri total i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 31506, ndërsa i viktimave në 2503.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat