Vuçiq kërcënon politikanin e Sanxhakut: Mos bëni asgjë kundër organeve të Serbisë, në të kundërtën do ju heq atë buzëqeshjen cinike nga fytyra

Evropë

Vuçiq kërcënon politikanin e Sanxhakut: Mos bëni asgjë kundër organeve të Serbisë, në të kundërtën do ju heq atë buzëqeshjen cinike nga fytyra

Nga: F. B. Më: 18 mars 2020 Në ora: 11:28
Aleksandër Vuçiq dhe Shkrel

Në takimin që ka mbajtur mbrëmë presidenti i Serbisë Vuçiq me përfaqësuesit e subjekteve politike është shqyrtuar mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi që janë caktuar për 26 prill, por gjatë takimit pati polemika mes Vuçiq dhe Ahmedin Shkrel sekretar i SDA Sanxhak që kundërshtoi dërgimin e ushtrisë në Sanxhak, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Takimi ka kaluar në frymën konstruktive dhe në harmoni me situatën, ndërsa në takim morën pjesë shumica e subjekteve politike, por për fat të keq përfaqësuesi i SDA Sanxhak e Sylejman Ugljanin ka shfrytëzuar rastin duke provokuar organet shtetërore dhe duke fyer shtetin e qytetarët shkruan “Kurir”. 

Mësohet se sekretari i përgjithshëm i partisë së Ugljaninit, Ahmed Shkrel i ka thënë presidentit Vuçiq se “nuk guxon të dërgoj ushtrinë dhe policinë në Sanxhak sepse qytetarët atje nuk i duan dhe nuk guxon të vendos orë policore”.

Vuçiq në këtë deklaratë që sipas “Kurir” është skandaloze iu përgjigj se ushtria e Serbisë shërben për ruajtjen e objekteve dhe çdo kund në territorin e Serbisë është me detyrë që të ndihmoj qytetarët edhe boshnjakëve njëjtë sikur serbëve.

Shkrel megjithatë si merret vesh gjatë gjithë kohës ka pasur në fytyrën e tij buzëqeshje cinike dhe ka hedhur fjalë, që ka nxitur reagimin e Vuçiq që ia “mbylli gojën”.

“Ju lutem dhe ju këshilloj që mos të bëni asgjë kundër organeve të Serbisë, në të kundërtën ju garantoj se do ju heq atë buzëqeshjen cinike nga fytyra” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat