Konfirmohen gjashtë raste tjera me koronavirus në Serbi

Evropë

Konfirmohen gjashtë raste tjera me koronavirus në Serbi

Më: 18 mars 2020 Në ora: 20:02
Foto

Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja të infektuara me virusin vdekjeprurës COVID-19, duke e dërguar në 89 numrin e të prekurve me këtë sëmundje.

Nga rastet e reja, tre persona është thënë të jenë dërguar për izolim nëpër shtëpi, derisa tre të tjerë janë shtruar në spital, ndonëse situata e tyre është e qëndrueshme.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shpallur ditë më parë gjendje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se nga 16 marsi, ushtria do t’i ruajë spitalet shtetërore, ndërsa policia do t’i monitorojë ata që janë të karantinuar ose në izolim, për 14 ose 28 ditë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 205 mijë e 452 njerëz të infektuar, 8 mijë e 248 të vdekur dhe 82 mijë e 91 të shëruar.

Ndrërsa në Kosovë, janë konfirmuar 20 raste të infektuara me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat