Koronavirus, “shpërthimi” i një vajze: Im atë vdiq si qen. Këtu në Bergamo dëgjon vetëm këmbana morti dhe sirena

Evropë

Koronavirus, “shpërthimi” i një vajze: Im atë vdiq si qen. Këtu në Bergamo dëgjon vetëm këmbana morti dhe sirena

Më: 20 mars 2020 Në ora: 06:26
Roberta Zaninoni

Italia është një nga shtetet që po e vuan më shumë situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 5322 të prekur nga koronavirusi, ndersa kanë humbur jetën 427 persona.

Një vajzë e cila quhet Roberta Zaninoni, ka rrëfyer eksperiencën e hidhur të vdekjes së babait të saj për shkak të koronavirusit.

"Nuk ishte e drejtë që im atë të vdiste kështu. Po vdesin të gjithë si qen, si derra. Akoma sot njerëzit thonë që ishin të vjetër, ishin të sëmurë; ishte im atë, nuk ishte i vjetër dhe nuk ishte i sëmurë", shprehet me dënesë Roberta Zaninoni, e bija e Giuseppe-s, vdekur në Alzano, Lombardi, nga koronavirusi.

Në intervistë për gazetën italiane La Repubblica, ajo pohon se kjo po i ndodh edhe shumë personave të tjerë në zonën e Bergamos.

"Në Val Seriana", tregon Roberta, "tashmë dëgjohen vetëm sirenat e ambulancave dhe këmbanat që bien për mort. Ndoshta njerëzit që nuk jetojnë këtu nuk e kuptojnë, por këtu tek ne po vdesim sikur të ishim në luftë. U bëj më shumë se 10 ngushëllime në ditë miqve dhe të njohurve në Facebook. Agjencitë funerale janë të detyruara të mbledhin arkivolët. Për tim atë duhet të presim të paktën tre javë para se ta djegim".

Por edhe ajo u kap papritur nga koronavirusi: "Në fillim bëja shaka, shkruaja statuse ironike. Mos bëni të njëjtin gabim si unë, rrini në shtëpi". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat