Dalin shifrat/ Nis rënia? Më pak viktima dhe të infektuar se dje në Itali

Evropë

Dalin shifrat/ Nis rënia? Më pak viktima dhe të infektuar se dje në Itali

Më: 22 mars 2020 Në ora: 18:50
Itali

Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Itali publikoi shifrat e përditshme të personave të prekur nga koronavirusi.

Këtë herë janë 3957 raste të reja, kurse dje ishin 4821 raste të reja.

Numri i viktimave sot është 651, një ditë më parë ishte 793.

Numri total i të prekurve nga Covid-19 në Itali, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, është 59 138.

Të dhënat e reja i bëri me dije komisari i Emergjencave, Angelo Borrelli.

Mbi 7000 është numri i të shëruarve nga koronavirusi në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat