11 mjekë të vdekur në dy ditë në Itali, totali shkon në 61

Evropë

11 mjekë të vdekur në dy ditë në Itali, totali shkon në 61

Më: 30 mars 2020 Në ora: 17:49
Ilustrim

Vijon të rritet numri i mjekëve të vdekur në Itali, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Federata kombëtare e urdhrit të mjekut (Fnomceo), bën me dije se gjatë 48 orëve të fundit, në fundjavë, u regjistruan 11 vdekje të reja mes bluzave të bardha.

Kjo bën që në total numri i mjekëve të ndarë nga jeta prej koronavirusit në shtetin fqinj të shkojë në 61.

Mes mjekëve të fundit të vdekur, katër ishin mjek familjeje, njëri në Cremona, njëri në Bergamo, njëri në Milano dhe një tjetër në Brescia.

Mes viktimave është edhe shefi i departamentit të kirurgjisë në Vicenza, një mjek nga Fermo, një mjek burgu nga Foggia dhe një kardiolog nga Bergamo.

Ndërsa në Lecco u konfirmua vdekja e ish-Presidentit të Urdhrit të Mjekut.

Po ashtu gjeti vdekjen edhe një fizioterapist në Bardi dhe një mjek odontar në Lodi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat