Tetë të vdekur dhe 305 raste të reja me koronavirus në Serbi

Evropë

Tetë të vdekur dhe 305 raste të reja me koronavirus në Serbi

Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:26
Serbi

Tetë njerëz kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Serbi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 39.

Ndërkaq, janë shënuar 305 raste të reja të infektimit me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.476.

Punëtorët mjekësorë të infektuar me virusin korona, si të gjithë qytetarët e tjerë, janë referuar për trajtim dhe nuk mund të kthehen në punë derisa të jenë testuar negativisht dy herë për për koronavirusin.

Epidemiologu Predrag Kon ka thënë se ata janë nën mbikëqyrje të veçantë edhe ata që kanë qenë në kontakt me pacientët në kujdesin shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat