Ndërrojnë jetë 6 persona, shkon në 59 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Evropë

Ndërrojnë jetë 6 persona, shkon në 59 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:05
Ilustrim

Në Greqinë fqinje, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë brenda orëve të fundit 6 persona.

Sipas raportimit të mediave vendase, së fundmi ka humbur jetën një paciente 72-vjeçare. Më herët gjatë së premtes ndërruan jetë edhe një 66-vjeçar e një 78-vjeçar. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkon në 59.

Sa i përket të moshuarës, thuhet se ajo po merrte kujdes shëndetësor në një spital në Selanik, ku edhe ndërroi jetë pasi ishte intubuar. Raportohet se e moshuara kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Brenda orëve të fundit, janë konfirmuar me koronavirus 99 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve rritet në 1,613. Nga të sëmurët, 92 pacientë ndodhen të intubuar.

Ndërsa, deri më tani numri i të infektuarve në Greqi mbetet 1,544, gjithsesi për pak zëdhënësi i Ministrisë së Shënderësisë pritet që të japë shifrat për të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat