Ky është vendi më i prekur ballkanik nga COVID-19 — 141 viktima

Evropë

Ky është vendi më i prekur ballkanik nga COVID-19 — 141 viktima

Më: 4 prill 2020 Në ora: 18:58
Rumani

Rumania është vendi më i prekur ballkanik nga pandemia e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 430 raste të reja të koronavirusit duke e çuar totalin në 3 613.

Ndërkohë, numri i viktimave është 141, ku 25 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Rumania është vendi ballkanik me numrin më të madh të të prekurve dhe viktimave.

Ndërkohë, policia ka raportuar se një infermier i spitalit ”Floreasca” në Bukuresht, po përballet me një proces penal, pasi kishte vjedhur 2 000 maska dhe disa shishe me dezinfektues nga spitali ku ai punonte.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis u bëri një thirrje rumunëve që jetojnë jashtë vendit, që të mos ktheheshin në shtëpi këtë vit për festat e Pashkëve.

Iohannis shtoi se kjo thirrje e nevojshme e trishtonte atë. “Të dashurit e mi, mos ejani në shtëpi për Pashkë këtë vit. Këtë herë, Ringjallja e Zotit tonë e gjen tërë njerëzimin në një krizë të thellë. Këtë vit, ne do të jemi pranë të dashurve tonë nga larg”, theksoi presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat