Hetime për terrorizëm pas sulmit me thikë në Francë

Evropë

Hetime për terrorizëm pas sulmit me thikë në Francë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 10:02
Francë

Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në jug-lindje të Francës brenda një dyqani në qytetin Romans-sur-Isere.

Sulmuesi kishte goditur edhe persona të tjerë deri në momentin e arrestimit. Prokurorët thanë se i dyshuari është një refugjat nga Sudani, banor i atij vendi.

Ata theksuan se në momentin kur u arrestua i dyshuari u gjet “duke u lutur në gjunjë në gjuhën arabe”.

Autoritetet thanë se i dyshuari kishte kërkuar nga policia që ta vrisnin dhe se janë hapur hetime nën akuza që lidhen me terrorizëm.

Prokurorët më pas njoftuan se kanë arrestuar edhe një person që ishte duke jetuar me të dyshuarin.

Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Presidenti Emmauel Macron e dënoi sulmin duke theksuar se rasti do të zbardhet shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat