Doktori anglez sqaron se kur dorëzat mund të bëjnë shumë dëm

Evropë

Doktori anglez sqaron se kur dorëzat mund të bëjnë shumë dëm

Më: 8 prill 2020 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Shumë njerëz veshin dorëza kur shkojnë në supërmarket, farmaci dhe në pazar.

Por pyetja është a i përdorim ato sikurse duhet? Sa na ndihmojnë në këtë kohë pandemie? Sa na bëjnë dëm?

Dorëzat na mbrojnë vetëm nëse i përdorim siç duhet.

Dr. Karan Rangarajan, kirurg që punon në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, shpjegoi se vendosja e dorëzavë, në vend të pastrimit të shpeshtë të duarve, sjell më shumë rrezik.

”Ju vendosni dorëza kur shkoni në supermarket, prekni shumë gjëra, dhe mikrobet janë aty. Gjatë ditës ju prekni objekte tjera me ato dorëza. Dorëzat tani kanë në shumë mikrobe. Ato mbledhin më shumë mikrobe, prandaj është më mirë që duart të lahen shpesh”, tha ai.

Ai shtoi se me dorëza plot mikrobe mund ta prekni timonin, dhe pasi ti keni hequr ato, të prekni sërish disa ato objekte dhe më pas fytyrën.

“Mjafton të lani duart, të jini të arsyeshëm dhe të qëndroni të sigurtë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat