Covid-19; Aeroplanmbajtësja franceze rikthehet në bazë pas dyshimeve për epidemi në bord

Evropë

Covid-19; Aeroplanmbajtësja franceze rikthehet në bazë pas dyshimeve për epidemi në bord

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:10
Aeroplanmbajtësja franceze

Aeroplambajtësja franceze Charles de Gaulle (R91) njoftoi sot se po kthehet në vend pas dyshimeve për raste infeksioni me COVID-19 mes anëtarëve të ekuipazhit. Ministria franceze e mbrojtjes tha se rreth 40 marinarë mund të jenë të infektuar me COVID-19.

“Në bordin e aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle, aktualisht e dislokuar në oqeanin Atlantik në misionin Foch, rreth dyzet marinarë janë vënë nën mbikqyrje të afërt mjekësore pas shfaqjes së simptomave të ngjashme COVID-19”, thuhej në deklaratë.

Aeroplanmbajtësja ishte duke u kthyer në detin Mesdhe por tashmë do të ankorohet në bazën detare të Toulon në jug të Francës.
Detarët me simptoma të sëmundjes janë vënë nën izolim dhe nuk ka përkeqësim të gjendjes së tyre.
Charles de Gaulle tha se kapacitete për kujdesin dhe monitorimin e situatës.

Të paktën një i infektuar me COVID-19 u raportua në fund të marsit në bordin e fregatës belge Léopold 1er që ishte pjesë e grupit të aeroplanmbajtëses franceze. Edhe ajo prej atëherë është kthyer në bazën e saj në Zeebrugge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat