Kryeministri suedez bëhet pishmanë: “Nuk bëmë sa duhet për marrjen e masave ndaj koronavirusit”

Evropë

Kryeministri suedez bëhet pishmanë: “Nuk bëmë sa duhet për marrjen e masave ndaj koronavirusit”

Më: 11 prill 2020 Në ora: 20:15
Kryeministri suedez

Suedia është ende një nga vendet me kufizimet më të pakta lidhur me situatën e krijuar nga pandemia globale Covid-19, nuk ka asnjë bllokim, baret dhe restorantet janë të hapura, si dhe shumica e bizneseve.

E për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, kryeministri suedez, Stefan Lofven ka pranuar se nuk ka bërë sa duhet për marrjen e masave në kohë.

“Duket qartë për ne që nuk kemi bërë sa duhet,” tha Lofven për kanalin TV SVt, përballë rritjes së rasteve me 9 mijë e 685 të infektuar dhe 870 viktimave nga Covid-19.

Numri i të vdekurve në Suedi është shumë më i lartë sesa në vendet fqinje si Danimarka (247) dhe Norvegjia (113) që futën kufizimet në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat