Islanda e ka testuar për coronavirus çdo të dhjetin banor, gjysma e të sëmurëve nuk e kanë asnjë simptomë

Evropë

Islanda e ka testuar për coronavirus çdo të dhjetin banor, gjysma e të sëmurëve nuk e kanë asnjë simptomë

Më: 12 prill 2020 Në ora: 10:29
Islandë

Në kontrollet për coronavirus që janë bërë në Islandë, është testuar çdo i dhjeti banorë, ndërsa gjysma prej tyre, nuk shfaqën asnjë simptomë të kësaj sëmundjeje.

Që kur ka filluar të përhapet kjo pandemi, në këtë shtet janë vetëm 1,600 të infektuar, derisa vetëm shtatë raste kanë pësuar me vdekje.

Shkalla e vdekjeve në Islandë është 0.004 për qind, duke e bërë një prej shteteve më shkallën të të ulët të fataliteteve.

Gjatjet janë bërë gjatë testimeve të vazhdueshme në mesin e banorëve, ku me ndihmën e një laboratori biofarmaceutik me bazë në Reykjavik, është testuar afro dhjetë për qind e popullatës prej364,413 banorësh, gjë që nuk e ka bërë asnjë shtet tjetër deri më tani.

Bazuar në gjetjet e deritanishme, asnjë simptomë të sëmundjes nuk e kanë shfaqur afro gjysma e atyre që rezultuan se e kishin këtë infeksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat