Karantina në Moskë, më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

Evropë

Karantina në Moskë, më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

Më: 16 prill 2020 Në ora: 06:10
Pamje nga video

Moskë: Erdha nga Uashingtoni një ditë para se Rusia të mbyllte kufijtë e saj. Dukej dramatike dhe në fakt ishte derisa mbërrita në Moskë. Rusët nuk tentojnë ta dramatizojnë situatën, ndoshta sepse kanë parë shumë. Ajo që di është se këtu nuk po kryehen shumë teste. Nuk bëhen pyetje. Askush nuk të bë​n një ekzaminim të thjeshtë të shëndetit edhe ne që po dilnim nga avioni. Agjenti i kufirit më vuri në dukje se kufiri do të mbyllej për udhëtarët nga SHBA të nesërmen.

"Çfarë do të bësh?" më pyeti.

"Jetoj dhe punoj këtu, mendoj të rri", iu përgjigja.

Ai tundi kokën dhe shtypi butonin jeshil. Hyra brenda.

Pasi arrita në apartamentin ku jetoj me të dashurën, i radhë një linje telefonike qeveritare të vendosur rishtazi, për të njoftuar mbërritjen time nga SHBA-ja, që është përcaktuar rishtazi si "zonë e nxehtë rreziku" për shkak të koronavirus. Faktikisht nuk më urdhëruan të qëndroj në "karantinë", por në atë që autoritetet po e quajnë si "vetëizolim". Përvoja ishte pak a shumë si përgjigja e qeverisë ruse ndaj koronavirusit: tingëllon mirë, por të krijon me më shumë pyetje në kokë, sesa përgjigje.

"Pra a do të vijë dikush të më​ kontrollojë nëse jam këtu?", pyeta unë.

"Nuk jam i sigurt", tha punonjësi që mu përgjigj në telefon.

"Çfarë duhet të bëjmë nëse ai ka nevojë për t'u testuar apo ndihet keq?" e pyeti e dashura ime.

"Kujdesu për të, kaq", shtoi ai. Dhe ajo po e bën këtë gjë.

Ne jetojmë në katin e dytë, një dhuratë nga perëndia gjatë një karantine dyjavore në të cilën nuk dola fare nga dera. Për ca kohë, i merrnim gjërat (ushqime e birrë) që na dërgonin miqtë me një shportë të lidhur me litar nga ballkoni.

Tingëllon patetike? Po është! Dhe gjithashtu siç rezultoi më vonë edhe e panevojshme. Moska ka një mori biznesesh të vogla të etura për të shpërndarë produkte thelbësore në bazë të kërkesës. Jam i lumtur që ekzistojnë dhe shpresoj që t'i mbijetojnë pasojave ekonomike.

Më kanë bërë përshtypje aktet e mirësisë në internet që synojnë të na ndihmojnë të gjithëve ne që ta "vrasim" kohën me zgjuarsi. Aktorë të shkëlqyer rusë lexojnë përralla për natë për një audiencë kryesisht të rritur. Koncerte në internet, adaptimi i traditës sovjetike të koncerteve të apartamenteve "kvartirnik", edhe këto një dhuratë nga perëndia.

Por dhurata më e madhe deri më tani ka qenë një projekt në Facebook i quajtur "Izo-Isoolatsiya", në të cilin rusët tregojnë pikturat e bëra në shtëpi të veprave të mëdha të artit. Grupi tani përbëhet nga gjysmë milioni njerëzish. Krijimet në shtëpi të kryeveprave botërore shpesh janë qesharake dhe mbushur me qasjen ruse për vetëironi, në kuptimin e mirë të fjalës.

Në izolim jemi vetëm, por jemi vetëm ... sëbashku.

Kam shpenzuar shumë kohë duke parë të njëjtën dritare. Nuk është një pamje interesante. Ka pak kalimtarë dhe jo shumë vetura. Po kështu ndonjë zog të rastit. Nëse do të dija që do të kaloja gjithë kohën këtu, po e rrëfej hapur mund të kisha investuar më shumë tek pamja. Për shembull për një kat më lartë për një pamje të Kremlinit...

Ato që na dukeshin të mërzitshme sot kanë vlerë. Më parë, nuk i kuptoja tifozët e televizioneve norvegjeze me stil të avashtë. Tani po. I admiroj kafshët ... macen time mbi të gjitha. Kur shoh nga dritarja për një kohë të gjatë, ose ankohem për pamjen, ose thjesht mërzitem ajo të hedh një vështrim duke të kujtuar: "e mo lëri këto ....!!

Dëgjoni njerëz. E kuptoj që jemi të gjithë brenda dhe po kërkoni të bëni gjëra ...edhe unë kam të miat. Por ata fqinjë të cilët kanë zgjedhur të merren me projekte të rinovimit të shtëpisë me trapan e çekiç meritojnë t'u ndodhë ndonjë gjë e keqe. E mendoj seriozisht, pothuajse seriozisht....

Vlen të kujtohet se mes gjithë lajmeve të zymta, po ndodhin edhe gjëra të mira. Tre miq të mij janë bërë me fëmijë që nga mbyllja. Nuk e shmang dot mendimin se si do të jetë ditëlindja e 19-të për gjeneratën e COVID-19.

Përgjigja ruse ndaj pandemisë është ose plotësisht e përshtatshme ose një katastrofë. Ose diçka aty në mes. Rusia ka shumë më pak raste sesa fqinjët e saj në Kinë apo Evropë. Por ka pikëpyetje serioze në lidhje me cilësinë e testimit dhe ndoshta përpjekje për t'i mbajtur numrat artificialisht të ulët. Detyra ime është të flas me njerëzit. Gjërat që ata më thonë më bëjnë të kuptoj se situata do të përkeqësohen para se të përmirësohet.

"Pizhamet janë armiku yt", më tha një miku im spanjoll dhe veteran i karantinës. Jam përpjekur t'i ndjek këshillat. Të vishem në shumicën e rasteve...në fakt ndonjëherë... Ndihmë!!/Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat