Anulohen festimet për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeta

Evropë

Anulohen festimet për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeta

Më: 18 prill 2020 Në ora: 21:33
Mbretëreshë Elizabeta

Goditja e Britanisë së Madhe nga pandemia e koronavirsit nxiti anulimin e festimeve të zakonshme për ditëlindjen e Mbretëreshës Elisabeta e Dytë.

Më 21 prill, Mbretëresha mbush 94 vjeç, por tani nuk janë rrethanat e përshtatshme për të kryer ceremoni të tilla, thekson Pallati Buckingham.

Kjo është hera e parë në 68 vjet mbretërim që anulohen festimet.

Për herë të parë gjatë mbretërimit 68-vjeçar të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, Pallati Buckingham kërkoi anulimin e ceremonive të zakonshme për përvjetorin e 94 të lindjes së monarkes më jetëgjatë të botës.

Mbretëresha gjithashtu ka kërkuar që të mos qëllohet në ajër me topa për shkak të pandemisë botërore të koronavirusit.

Britania ka shënuar mbi 14 mijë viktima dhe deri tani është vendi i pestë me numrin më të madh të vdekjeve nga pandemia.

Gjuajtjet ceremoniale top në disa pjesë të Londrës, zhvillohen për të shënuar përvjetore apo ditëlindje të familjes mbretërore.

“Madhëria e saj ka kërkuar mos zhvillimin e ceremonive të posaçme dhe as të shtënat përshëndetëse me top pasi ajo ndjen se tani nuk janë rrethanat e përshtatshme,” citohet nga agjencia Reuters, një burim nga Pallati Buckingham.

Britania është në javën e katërt të izolimit, që ka detyruar bizneset të mbyllen dhe qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Pallati Mbretëror, deklaroi muajin e kaluar se parada e zakonshme për festimin e ditëlindjes së Mbretëreshës nuk do të zhvillohet në formën tradicionale për shkak të masave kufizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat