Lajm tronditës nga Franca/ Gjurmë të Koronavirusit edhe në ujë

Evropë

Lajm tronditës nga Franca/ Gjurmë të Koronavirusit edhe në ujë

Më: 20 prill 2020 Në ora: 08:44
Paris

Një lajm tronditi Parisin ditën e djeshme. Nga 27 pikat e ujit nga ai që pastrohen rrugët e qytetit, 4 prej tyre rezultuan të kontaminuara nga COVID-19.

Sipas mediave franceze, fatmirësisht nuk bëhet fjalë për ujin e pijshëm.

Institucionet lokale njoftuan se rrjeti i ujit të pijshëm është i ndarë nga ai që përdoret për pastrimin e rrugëve të qytetit. Kështu që njerëzit mund të pinë pa frikë ujin.

Pas këtij zbulimi u ndalua rreptësisht përdorimi i linjës tjetër që përdoret për pastrim.

Deri tani, Franca numëron 152,894 të prekur dhe 19,718 viktima nga COVID-19, 395 vetëm në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat