COVID-19: 24 orët e fundit nuk i buzëqeshin Spanjës dhe Gjermanisë

Evropë

COVID-19: 24 orët e fundit nuk i buzëqeshin Spanjës dhe Gjermanisë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 18:57
Ilustrim

Numri i të vdekurve në Spanjë për shkak të epidemisë Covid-19 ka pësuar një rritje të lehtë në Spanjë. Janë 430 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Minsitrisë së Shëndetësisë, raporton “El Pais”.

Në total, personat që kaën humbur jetën nga koronavirusi në Spanjë janë 21 282, ndërsa të prekurit janë 204 178 dhe të shëruarit 82.514.

Sakaq, në Gjermani ka gjithashtu një rritje tepër të lehtë në krahasim me dy ditë më parë. Janë regjistruar në 24 orët e fundit 1785 raste të reja pozitivë me Covid-19, duke çuar bilancin e të infektuarve në total në 143 mijë, sipas asaj që ka komunikuar Instituti për sëmundjet infektive, Robert Koch.

Viktimat e reja për shkak të koronavirusit janë 194, për një bilanc të përgjithshëm prej 4 598 të vdekurish. Të dhënat janë në një rritje, por Gjermania nuk shqetësohet pasi ka marrë të gjitha masat e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat