​Brexit do të përfundojë pavarësisht nga pandemia

Evropë

​Brexit do të përfundojë pavarësisht nga pandemia

Më: 27 prill 2020 Në ora: 22:46
Brexit

Qeveria britanike rithekson se nuk do të zgjasë afatin për të arritur një marrëveshje me BE për marrëdhëniet pas Brexit, pavarësisht krizës me COVID-19.

Guvernatori britanik Michael Gove tha se ishte "ende plotësisht e mundur" që marrëveshja të përfundohej deri më 31 dhjetor.

Michel Barnier, shefi negociator i BE për marrëdhëniet me Londrën zyrtare, e quajti raundin e negociatave të javës së kaluar "zhgënjyese" dhe akuzoi Britaninë se nuk pranoi të "merrej seriozisht" për çështjet themelore.

Britania zyrtarisht u largua nga BE më 31 janar, por i zbaton të gjitha rregullat e BE-së deri në fund të vitit sikur të ishte një anëtar, e vetmja gjë që nuk mund të marrë pjesë në vendimmarrje.

Deri atëherë, të dy palët duhet të përcaktojnë një marrëdhënie të re që do të përfshijë tregtinë, sigurinë dhe shumë çështje të tjera - ose do të përballen me një ndarje kaotike që do të ishte ekonomikisht e dëmshme për të dy palët, por veçanërisht për Britaninë e Madhe.

Pandemia me koronavirus ndërpreu bisedat direkte, pasi Barnier dhe negociatori britanik David Frost u infektuan me koronavirus, por të dy u shëruan.

Kryeministri britanik Boris Johnson kaloi ditë të tëra në kujdes intensiv pasi ishte infektuar.

Sipas kushteve të marrëveshjes për daljen e Britanisë nga BE-ja, periudha e tranzicionit mund të zgjatet edhe për dy vjet të tjerë, por qeveria britanike konservatore është e vendosur të mos e përdorë këtë afat.

Dy raunde të tjera bisedimesh janë planifikuar në mes të majit dhe fillim të qershorit, përpara një samiti të nivelit të lartë që do të vendosë nëse ka një shans për sukses deri në fund të vitit.

Zëdhënësi i Johnson, James Slack tha sot se "duhet të ketë një iniciativë politike nga ana e BE-së për të ecur përpara negociatat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat