Turqi, presidenti Erdogan njofton hapat e para pas koronavirusit

Evropë

Turqi, presidenti Erdogan njofton hapat e para pas koronavirusit

Më: 4 maj 2020 Në ora: 21:31
Erdogan

Turqia gradualisht do të ndërmarrë hapa të reja për të filluar normalizimin pas koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdogan,


Në një fjalim televiziv, Erdogan tha se kufizimet e udhëtimit do të hiqen së pari në shtatë qytete, përkatësisht në Antalya, Aydın, Erzurum, Hatay, Malatya, Mersin dhe Muğla.

Ai shtoi se Fushata e Solidaritetit Kombëtar për të mbledhur para për të luftuar virusin dhe ndikimin e tij kishte mbledhur donacione në vlerë prej rreth 1.91 miliardë lira turke (271 milion dollarë).

Erdoğan gjithashtu tha se Turqia do të rihapë edhe sallonet e flokëve dhe qendrat tregtare më 11 maj, ndërsa njerëzve mbi moshën 65 vjeç do t’u lejohet të dalin jashtë për katër orë në ditë.

Nga 13 maji, fëmijët deri në moshën 14 vjeç do të mund të dalin jashtë nga ora 11:00 deri në 15:00.

Turqia ka dërguar ndihmë për përballjen me koronavirusin në të paktën 57 shtete, përfshirë SHBA-në, Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa mbetet ofruesi i tretë më i madh në botë i ndihmave humanitare gjatë pandemisë.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e shpalli pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga pandemia ka tejkaluar shifrën 3.53 milionë, me rreth 248 mijë të vdekur dhe mbi 1.13 milion të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat