Banka e Anglisë parashikon që ekonomia e Mbretërisë gjatë vitit 2020 mund të tkurret deri më 14 %

Evropë

Banka e Anglisë parashikon që ekonomia e Mbretërisë gjatë vitit 2020 mund të tkurret deri më 14 %

Më: 7 maj 2020 Në ora: 10:32
Ilustrim

Banka e Anglisë ka hartuar një skenar të ri, duke treguar sesi pandemia COVID-19 do të dëmtojë rritjen ekonomike në vend.

Sipas bankës, shkruan The Guardian, parashikohet që Prodhimi i Brendshëm Bruto do të tmurret me 25 për qind në tremujorin aktual, përpara se të rikthehet gjatë këtij viti.

“Skenari përfshin një rënie shumë të mprehtë të PBB-së së Mbretërisë së Bashkuar në pjesën e parë të vitit 2020 dhe një rritje të konsiderueshme të papunësisë përveç atyre punëtorëve që janë larguar aktualisht. Duke pasur parasysh rrugën e supozuar për relaksimin e masave për distancimin shoqëror, rënia e PBB-së duhet të jetë e përkohshme dhe aktiviteti duhet të rritet relativisht shpejt”, njofton banka.

Përkundër përpjekjeve të qeverisë britanike, Banka e Anglisë parashikon që papunësia do të rritet ndjeshëm në muajt e ardhshëm.

Skenari i saj i ri sugjeron që niveli i papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar së shpejti mund të rritet në 9 për qind nga 4 për qind që është aktualisht.

“Ndërsa veprimtaritë kanë rënë, numri i të papunëve ka rënë ndjeshëm. Të dhënat e hershme sugjerojnë që aplikacionet për kompensim janë pranuar nga 800 mijë biznese që mbulojnë mbi gjashtë milionë punëtorë. Numri i njerëzve të larguar nga puna mund të jetë pak më i ulët. Shkalla e papunësisë pritet të rritet në 9 për qind në tremujorin e dytë”, njofton Banka e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat