Nëna e tij vërejti se dy peshkaqenë po vinin në drejtim të tij, bërtet si e çmendur – notari rrëfen tmerrin e përjetuar

Evropë

Nëna e tij vërejti se dy peshkaqenë po vinin në drejtim të tij, bërtet si e çmendur – notari rrëfen tmerrin e përjetuar

Më: 19 maj 2020 Në ora: 12:42
Foto Ilustrim

Një anëtar i ekipit të notarëve paraolimpikë të Spanjës u detyrua të largohej me shpejtësi nga dy peshkaqenë të cilët gjendeshin afër tyre.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për Ariel Schrenck i cili nxitoi pasi dëgjoi nënën e tij duke bërtitur nga vija e bregut kur ajo vuri re kafshët që po shkonin në drejtim të tij.

Drama ndodhi në plazhin e Sant Pol në Costa Brava, afër nga vendpushimi i famshëm i Lloret de Mar.

Ariel, pjesë e skuadrës spanjolle që mori pjesë në Kampionatin Botëror të Parë të Notit të vitit të kaluar në Londër, ishte duke stërvitur në atë kohë.

Peshkaqenë ishin më pak se 300 metra larg tij kur plazhistët, përfshirë prindërit e tij, i dalluan.

Pamjet e pabesueshme të frikës treguan se Ariel po shpejtonte në ujë për të provuar të arrinte shkëmbinjtë përpara se të përballej me ata.

Dhe lidhur me këtë, ka folur 19-vjeçari, i cili është ende duke u përpjekur të rikthehet në formën e lartë pas disa javësh që nuk mund të përdorte një pishinë ose të shkoj në det për shkak të bllokimit të coronavirusit.

“Unë u ndalova për një sekondë për të marrë frymë kur pashë nënën time duke bërtitur si një e çmendur”.

“Ndjeva panik të tmerrshëm në atë moment dhe fillova të notoj si i çmendur. Unë mendoj se janë 100 metrat më të shpejtë që kam bërë”.

Ndërsa nëna e Ariel, Karolina Martinez i tha transmetuesit spanjoll La Sexta: “Unë u përqendrova të bërtisja tek ai për ta bërë atë të dilte nga uji. Ishte një përvojë shumë e frikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat