Rusi, shkon në afro 300 mijë numri i të infektuarve me koronavirus

Evropë

Rusi, shkon në afro 300 mijë numri i të infektuarve me koronavirus

Më: 19 maj 2020 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi i janë afruar shifrës 300 mijë të martën pasi u raportuan mbi 9,200 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Vendi regjistroi 9.263 raste të reja gjatë ditës së kaluar dhe numri i përgjithshëm është rritur në 299.941. Numri i vdekjeve u rrit në 2,837, përfshirë 115 viktimat e regjistruara që nga dita e djeshme, thuhet në raportin ditor të ekipit të emergjencës.

Ndërkohë, është rritur dhe numri i të shëruarve me 5,921 gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur në 76.130. Të hënën, kryeministri rus, Mikhail Mishustin, i cili merr pjesë në punën e qeverisë nga spitali ku ai është duke u trajtuar nga koronavirusi, njoftoi se megjithëse situata me përhapjen e virusit në Rusi mbetet “mjaft sfiduese”, autoritetet arrijnë të ndalojë rritjen e incidencës së sëmundjes.

Ai shtoi se 27 nga 85 rajonet e Rusisë, ku morbiditeti për 100,000 banorë të popullsisë është nën pikën një, gradualisht mund të hiqen kufizimet e karantinës.

Por ai gjithashtu theksoi se personat mbi moshën 65 vjeç duhet të qëndrojnë në izolim të paktën deri në fund të majit në të gjitha rajonet.

Rusia u bë lidere për nga testimi i virusit, mbi 300,000 testime kryhen çdo ditë, dhe në total janë kryer më shumë se 7.3 milionë teste. Në një deklaratë të veçantë, Zëvendës Kryeministrja Tatyana Golikova raportoi se rritja e infeksioneve në Rusi gjatë javëve të kaluara ra me 23.4 për qind në shkallë vendi dhe 47.5 për qind në Moskë, zona më e goditur në vend.

Shkalla e përhapjes mesatare e COVID-19 në vend është 0.9, por në 43 rajone kjo shifër vazhdon të mbetet e lartë.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në gjithë botën ka kaluar në mbi 320 mijë, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 4.894.278, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat