Coronavirusi, njerëzit që humbasin shijen ose erën do të izolohen në Mbretërinë e Bashkuar

Evropë

Coronavirusi, njerëzit që humbasin shijen ose erën do të izolohen në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 19 maj 2020 Në ora: 14:20
Jonathan Van-Tam

Humbja e shijës ose erës është renditur zyrtarisht si një simptomë e coronavirusit dhe kushdo që vuan duhet të izolohet për shtatë ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave të huaja, humbja e shqisave do të listohet në listën e simptomave të coronavirusit tek Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) pasi ekspertët ngritën shqetësimin se rastet me COVID-19  janë bërë të vështira për t’u identifikuar.

Zëvëndësdrejtori kryesor i mjekësisë në Angli, Jonathan Van-Tam, njoftoi të martën këtë vendim në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Nëse personi me simptoma jeton me familjen, ai duhet të qëndrojë në shtëpi për shtatë ditë, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë të familjes duhet të qëndrojnë brenda për 14 ditë edhe nëse nuk kanë simptoma.

Kjo do të thotë se humbja e shijes dhe e erës tani do të renditet krahas etheve the kollës si një ndër simptomat kryesore të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat