​COVID-19, Bullgaria lehtëson kufizimet e udhëtimeve me Serbinë dhe Greqinë

Evropë

​COVID-19, Bullgaria lehtëson kufizimet e udhëtimeve me Serbinë dhe Greqinë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 20:39
Boïko Borisov

Bullgaria, Serbia dhe Greqia ranë dakord sot të lehtësojnë kufizimet e udhëtimeve, në fuqi që nga mesi i marsit, si pjesë e luftës kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

“Nga 1 qershori, nuk do të jetë më e nevojshme të detyrohet një karantinë 14-ditore për njerëzit që udhëtojnë në Bullgari nga Greqia dhe Serbia, në një udhëtim pune ose për arsye familjare”, njoftoi kryeministri bullgar Boïko Borisov.

“Kufizimet nuk do të zbatohen më për diplomatët, për kamionët e transportit dhe për njerëzit në misione humanitare”, shtoi ai.Sipas kryeministrit, kjo masë do të aplikohet edhe për turistët duke filluar nga 15 qershori.Udhëtarët do të duhet të nënshkruajnë një deklaratë në kufi për të vërtetuar se nuk kanë simptoma të COVID-19.

Marrëveshja për lehtësimin e kufizimeve u arrit gjatë një video-konferencë të bërë sot mes krerëve të qeverive dhe shteteve të Bullgarisë, Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat