Covid-19 në Britani/ Numri i të infektuarve kalon shifrat mbi 246 mijë - Bota Sot
Covid-19 në Britani/ Numri i të infektuarve kalon shifrat mbi 246 mijë

Evropë

Covid-19 në Britani/ Numri i të infektuarve kalon shifrat mbi 246 mijë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 20:42
Ilustrim

Mbi 42 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Britani.

Këto janë shifrat e publikuara ditën e sotme nga zyra e statistikave në Britani. Edhe më herët është publikuar një shifër e tillë të cilat nuk janë në koordinim me shifrën zyrtare që ka publikuar ministria e shëndetësisë deri më tani.

CNN shkruan se që në fillim të pandemisë ka pasur shumë parregullsi në regjistrimin e shifrave të ndaj një luhatje e tillë konsiderohet më se normale. Nëse një person ka ndërruar jetë 10 ditë më parë, ai mund të regjistrohet ditën e sotme. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 227 viktima me një total që shkon në 35,023.

Numri i të infektuarve në total ka shkuar mbi 246 mijë ndërkohë që edhe numri i të shëruarve rritet nga dita në ditë.Aktualisht në gjendje kritike për jetën janë 1,559 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat