Britania e madhe miraton ligjin, sipas së cilit, çdo person i moshës madhore automatikisht është edhe dhurues organesh

Evropë

Britania e madhe miraton ligjin, sipas së cilit, çdo person i moshës madhore automatikisht është edhe dhurues organesh

Më: 20 maj 2020 Në ora: 15:47
Britania e madhe

Britania e Madhe ka miratuar një ligj, i cili ka bërë që çdo person i moshës madhore automatikisht të jetë dhurues organesh, kur ata të vdesin.

Ky ligj i ri, është mirëpritur shumë nga personat të cilët janë në listat e gjata të personave që kanë nevojë për dhurues të organeve.

Ligji i quajtur Max dhe Keira, ka bërë që të gjithë personat nga 18 vjet e më shumë, të jenë dhurues të organeve e tyre automatikisht kur ata të vdesin.

Ndryshimet legjislative janë bërë fal një kampanje të bërë nga një djalë i ri, i cili mori zemrën e re nga një 9 vjeçare, e cila vdiq pas një aksidenti me veturë.

9 vjeçarja, Keira Ball ka shpëtuar katër jetë, përfshirë djalin 9 vjeçarin, Max Johnson, pasi babai i saj lejoi doktorët që të përdorin organet e saj për transplantë, pas aksidentit në 2017-ën.

Faizan Awan, e cila është njëra nga mijëra të tjerë në Britani, që presin për transplantim të organeve, ka thënë: “Për shumë njerëz si unë, të cilët janë duke pritur për ndonjë organ, ndryshimi i ligjit është shpresë për ne dhe transplantimi i organit do të ma ndryshonte në mënyrë dramatike jetën time në shumë mënyra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat