Skenar negativ në Rusi/ Shteti e pranon: Presim rritjen e vdekshmërisë nga COVID-19

Evropë

Skenar negativ në Rusi/ Shteti e pranon: Presim rritjen e vdekshmërisë nga COVID-19

Më: 22 maj 2020 Në ora: 20:33
Rusi

Rusia njoftoi sot se pret një rritje të konsiderueshme të vdekshmërisë në maj, ndërsa përgëzoi stabilizimin e epidemisë së koronavirusit të ri në vendin e dytë më të prekur prej tij. “Pritet të kemi një rritje të konsiderueshme të treguesve të vdekshmërisë në maj”, tha zëvendëskryeministrja ruse, Tatiana Golikova.

“Asnjëherë nuk e kemi fshehur situatën e vdekshmërisë në Rusi”, shtoi ajo, duke theksuar se vendi e përcakton shkakun e vdekjes së qytetarëve të saj në përputhje me kërkesat ndërkombëtare të formuluara nga OBSH.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara në një raport, në krahasim me Europën Perëndimore dhe SHBA-në, vdekshmëria, që i atribuohet drejtpërsëdrejti koronavirusit, mbetet relativisht e ulët në Rusi, me 3 249 viktima për më shumë se 326 000 raste të zbuluara.

Megjithatë, në këtë raport, Rusia llogarit vetëm vdekjet shkaku i parë i të cilave është koronavirusi, pas autopsisë, ndërkohë që vendet e tjera përfshijnë në shifrat e tyre pothuajse të gjitha vdekjet e pacientëve të testuar pozitivisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat