COVID-19: Lajm i mrekullueshëm për banorët e Bavarisë në Gjermani

Evropë

COVID-19: Lajm i mrekullueshëm për banorët e Bavarisë në Gjermani

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Bavaria do të përkujdeset që personat me simptoma mund të bëjnë një test të virusit brenda 24 orëve.

Udhëheqësit politikë në Bavari, një nga shtetet gjermane të goditura më shumë nga pandemia e koronavirusit, kanë thënë se ata do të garantojnë që personat me simptoma mund të bëjnë një test të virusit brenda 24 orëve, raporton Reuters.

Kryeministri i shtetit Markus Susder tha që njerëzit do ta dinin më së voni 48 orë nëse janë të infektuar. Në një konferencë shtypi në Mynih, ai tha se ata pa simptoma do të garantohet një test brenda 48 orëve dhe mund të presin një rezultat brenda një jave.

Përpjekjet e qeverisë gjermane për të ndërmarrë një përqasje mbarëkombëtare për masat zbutëse të bllokimit, duket se ishin në disavantazh pasi një udhëheqës i shtetit njoftoi se po ecte vetëm, transmeton lajmi.net.

Bavaria ka regjistruar 353 infeksione koronavirus për 100,000 njerëz, shkalla më e lartë në Gjermani, ndërsa fqinja Thuringia – udhëheqësi i së cilës ka njoftuar në mënyrë të njëanshme heqjen e disa masave në shtet – ka një nga nivelet më të ulëta të koronavirusit: 133 infeksione për 100,000 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat