Zvicra lëshon pe, hap kufirin me Italinë - Bota Sot
Zvicra lëshon pe, hap kufirin me Italinë

Evropë

Zvicra lëshon pe, hap kufirin me Italinë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 17:18

Edhe pse shumë vende europiane i kanë bërë “block” Italisë për shkak të përmasave që mori sëmundja atje, Zvicra ka vendosur të lëshojë pe, dhe në 15 qershor, do të hapë kufirin me vendin fqinj.

Të njëjtën gjë do të bëjë edhe me shtete të tjera të BE-së, çka përbën një ndryshim të fortë të qëndrimit te saj lidhur me hapjen, për shkak se fillimisht autoritetet zvicerane ishin treguar të rrepta duke parashikuar qarkullim të lirë vetëm me Austrinë, Gjermaninë e Francën.

Por tani, Këshilli Federal zviceran thotë se po shihet një ecuri mjaft e kënaqshme epidemiologjike, dhe kjo është arsyeja që i ka shtyrë të dalin me një vendim të tillë.

Edhe Çekia i hapi kufijtë e saj, me argumentin se vendi duhet t`i rikthehet normalitetit. Qeveria ceke I mbylli të gjithë kufijtë në mes të marsit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por nga fillimi i majit nisi lehtësimin e masave kufizuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat